Arbëri

Vuçiq: Kurti 10 herë më pyeti për njohjen e Kosovës, ndoshta e kam fyer

Dialogu - Kurti - Vuçiq
 

Një ditë pas takimit në Bruksel mes Kosovës e Serbisë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një konferencë për media ka dhënë detaje lidhur me takimin që ishte zhvilluar mes tij dhe Kurtit. Vuçiq konferencën e ka nisur me kërkesat e Serbisë për disa lokacione të dyshuara ku mund të ketë trupa të serbëve, por që, sipas tij, nuk kanë marrë përgjigje ende nga Prishtina.

“Ne kemi dërguar kërkesë për Koshare për zhvarrosje dhe nuk kemi marr asnjë përgjigje, kemi kërkuar që të kemi qasje edhe në Suharekë, Istog, Klinë, Mejë, Gjakovë për asnjë lokacion nuk kemi marrë përgjigje nga ana e Prishtinës. Shefi i delegacionit të tyre na ka thënë se nuk do të lejojmë që të kryhen zhvarrime pasi do të mendohet se shqiptarët kanë kryer krime ndaj serbëve. Kur kemi menduar se po merremi vesh kemi parë refuzim për shkak të Velko Odaloviq që ai duhet të largohet nga Komisioni dhe unë kam reaguar ashpër"ka thënë Vuçiq.