Arbëri

Të enjten, Kuvendi shqyrton heqjen e homologimit

Foto: Koha
 

Të enjten, në një seancë parlamentare që pritet të nisë në orën 10:00, Kuvendi i Kosovës do të ketë në shqyrtim të parë heqjen e homologimit, si pjesë e ndryshimeve në Ligjin për Automjete.

Në një njoftim të Kuvendit për rendin e ditës, bëhet e ditur se Kuvendi do të shqyrtojë edhe propozimin e Qeverisë për ratifikimin e anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë së Agjencisë Kosovare të Akreditimit, emërimin e Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës, zgjedhjen e kryesuesit të Komisionit Shqyrtues në Autoritetin Rregullator për Shërbimet e Ujit, zgjedhjen e Komisionerit të Agjencisë për Informim dhe Privatëzi.