Arbëri

Sindikata e punëtorëve: Çështja e RTK-së zgjidhet me ligj të ri

Valon Ramadani - RTK
 

Sindikata e Punëtorëve e RTK-së ka reaguar ndaj Komisionit për Buxhet e Transfere në Kuvendin e Kosovës, i cili i ka rekomanduar Kuvendit shkarkimin e Bordit të RTK-së.

Siç thuhet në reagim, SPERTK-i konsideron se ky rekomandim është i motivuar politikisht dhe nuk i kontribuon zgjidhjes së problemeve me të cilat po përballet RTK-ja vitet dhe muajt e fundit.