Arbëri

Bie numri i azilkërkuesve, një nga Siria thotë se u mirëprit nga kosovarët

 
Ky tekst është Premium por sot mund ta lexoni pa pagesë!

Dita Botërore e Refugjatëve është shënuar në Kosovë me përurimin e Qendrës së saporinovuar të Azilit në Vranidoll. Me këtë rast u vlerësua trajtimi që Kosova u bën refugjatëve në dy qendrat e dedikuara për këtë qëllim. Në pjesën e parë të këtij viti numri i azilkërkuesve ka rënë dukshëm.

Për shkak të luftës në Siri, Nasser Almassalma, është larguar nga vendi i tij dhe ka gjashtë muaj që kërkon azil në Kosovë.

Për këtë kohë, ai ka qëndruar në qendrën e azilit në fshatin Vranidoll të Prishtinës.