Arbëri

Mot me diell e riga shiu sot në Kosovë

 

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se të shtunën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat në pjesën e dytë të ditës vende-vende do të shoqërohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29 gradë Celsius.