Arbëri

Gripi i shpezëve: Në 36 ferma u asgjësuan shpezët, s’ka rrezik në ato komerciale

Foto: Reuters
Foto: Ilustrim
 

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës ka asgjësuar një numër të shpezëve në 36 ferma familjare, në lokacione të ndryshme nëpër Kosovë, për shkak të diagnostikimit të tyre me virusin H5N8, apo siç njihet ndryshe, gripi i shpezëve.

Lamir Thaçi, zëdhënës në këtë institucion, tha se pas konfirmimit të prezencës se këtij virusi, në fund të muajit të kaluar, AUV-i është duke monitoruar situatën në terren, më qëllim të parandalimit dhe luftimit të kësaj sëmundje.