Arbëri

Diaspora “infuzion” për ekonominë, këtë vit pritet fluks i madh i mërgimtarëve

Foto: KOHA
 

Diaspora këtë vit do të jetë infuzion për ekonominë e Kosovës, thonë njohësit e çështjeve ekonomike, duke shtuar se numri i mërgimtarëve që do të vijnë në Kosovë do të jetë shumë i madh, për shkak të pamundësisë për të udhëtuar vitin e kaluar si pasojë e pandemisë.

Në një prononcim për Ekonomia Online, Visari Ymeri, drejtor ekzekutiv në Institutin për Politika Sociale “Musine Kokalari”, ka thënë se ndikimi i diasporës në rritjen ekonomike do të jetë i rëndësishëm këtë vit.