Arbëri

Deliu-Kodra: Kryeministri Kurti e ka shpallur armiqësore Shtëpinë e Bardhë

Foto: Alban Bujari/KOHA
 

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka thënë se kryeministri Kuti e ka shpallur armiqësore Shtëpinë e Bardhë, duke kontestuar, siç ka thënë, vlefshmërinë juridike të marrëveshjes dhe legjitimitetin e nënshkrimit të presidentit të SHBA-së.

Deliu-Kodra ka shkruar në Facebook se nuk duhet harruar që në Shtëpinë e Bardhë, presidenti amerikan i asaj kohe, kishte marrë vendimin për të larguar forcat serbe nga Kosova për të ndihmuar luftën e popullit shqiptar për çlirim.