Arbëri

Katër raste pozitive me koronavirus në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit

Koronavirusi Shqipëri
Foto: Ilustrim
 

Shqipëria ka regjistruar katër raste pozitive me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit, nga gjithsej 2.771 testime të kryera. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe janë shëruar 7 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 129.910.

Që nga fillimi i pandemisë, në Shqipëri janë regjistruar 132.488 raste pozitive, gjithsej 774.257 testime dhe 2.454 të vdekur.