Arbëri

Plagoset një biznesmen dhe një kalimtar rasti në Sarandë, u shkrepën 20 plumba

 

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot rreth orës 03:50 të së dielës në afërsi të një lokali në rrugën Turizëm – Kanali i Cukës, në Sarandë, ku persona ende të paidentifikuar kanë sulmuar me armë zjarri ku ka mbetur i plagosur biznesmeni S.I., 35 vjeç, banor i Sarandës.

I plagosur fatkeqësisht mbeti dhe një kalimtar i rastit, një turist shqiptaro-amerikan, shtetasi M.J., 33 vjeç.