Arbëri

Klinaku i reagon kryeprokurorit të Speciales: Ke filluar t’i zgjerosh armiqtë

 

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Faton Klinaku, i ka reaguar kryeprokurorit të Speciales, Jack Smith, në lidhje me arsyet se pse Kadri Veseli duhet të mbetet në paraburgim.

Sipas dosjes së dërguar te gjyqtari i Procedurës Paraprake të Hagës, Smith në argumentin se pse Veseli duhet të mbetet në paraburgim ka listuar edhe deklaratën e Klinakut i cili kishte thënë se ‘’do të publikojë përsëri dokumente të Gjykatës Speciale në rast se më bien në dorë’’, si dhe argument tjetër është përdorur fushata ‘’Liria ka emër, UÇK’’,