Arbëri

Kërkohet strategji e qartë kombëtare për sigurinë rrugore

Foto: Ilustrim
 

Javëve të fundit në rrugët e Kosovës janë regjistruar një numër i madh i aksidenteve rrugore, shumë prej të cilave kanë përfunduar me fatalitet. Prandaj e qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë, ekspertët e kësaj fushe po kërkojnë një strategji të qartë kombëtare përmes të cilët do të ngritej niveli i sigurisë në rrugë por edhe vetëdija e shoferëve.

Eksperti i sigurisë rrugore, Muhamet Krasniqi ka thënë për KosovaPress se mungesa e një politike të qartë për komunikacionin rrugor po ndikon që të ketë nivel më të ulët të sigurisë në rrugët e Kosovës.