Arbëri

Dy të infektuar me koronavirus në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit

Foto: Ilustrim
 

Në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 2 raste pozitive me koronavirus, nga 1.693 testime të kryera. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe janë shëruar 8 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 129.918.

Sipas MSH-së, Shqipëria deri më tani ka regjistruar 132.490 raste pozitive me COVID-19, 129.918 të shëruar, 2.454 të vdekur dhe 775.950 testime.