Arbëri

MMPHI-ja për 620 ditë ka në shqyrtim aplikimin për leje mjedisore për “Lumbardhi 2”

Lejet për këto hidrocentrale dhe hidrocentralet e tjera ekzistuese janë duke u shqyrtuar nga Komisioni për Hidrocentrale i themeluar nga ministri i ri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka 620 ditë që po e mban në shqyrtim aplikimin për leje mjedisore për hidrocentralin “Lumbardhi 2” të kompanisë “Kelkos”.

 

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ende nuk i ka dhënë përgjigje kompanisë “Kelkos” rreth aplikimit për leje mjedisore për hidrocentralin “Lumbardhi 2”. Vitin e kaluar këtij hidrocentrali nuk iu dha licenca shkaku i mosrehabilitimit të zonës. Banorë e pjesëtarë të shoqërisë civile thonë se nuk ka ndryshuar asgjë në këtë drejtim

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka 620 ditë që po e mban në shqyrtim aplikimin për leje mjedisore për hidrocentralin “Lumbardhi 2” të kompanisë “Kelkos”.

Shkaku i mosrehabilitimit të zonës dhe mospërmbushjes së kushteve sidomos për dëmet e shkaktuara në Zallin e Rupës, ky hidrocentral nuk është pajisur me leje mjedisore vitin e kaluar.