Arbëri

Oda e Hotelierisë kërkon të zyrtarizohet vendimi i hapjes së sallave të ahengjeve

Hotelieret
 

Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës ka kërkuar nga institucionet ta dijë arsyen pse nuk po bëhet zyrtar vendimi për hapjen e sallave të ahengjeve.

OHTK nëpërmjet një komunikate thekson se pas shumë takimeve që janë bërë mes grupit punues ku janë të përfshirë përfaqësues nga ministritë përkatëse dhe përfaqësues të OHT-së, është premtuar që hapja e këtyre domeneve të bëhet me 15 qershor 2021.