1 perditesime
12:54

Konjufca takon Schauble, falënderon Gjermaninë për përkrahjen

Kryeparlamentari Glauk Konjufca është takuar me kryetarin e Bundestagut, Wolfgang Schauble, në një vizitë zyrtare në Gjermani.

Së bashku me shefin e Stafit, Ilir Kërçelin, ambasadorin Beqë Cufaj dhe diplomaten Valëza Oruqi, Konjufca ka falënderuar Schaublen për mbështetjen e Gjermanisë ndaj Kosovës.

“Diskutuam gjatë rreth zhvillimeve historike e politike për Kosovë dhe rajon, si dhe për sfidat që paraqiten në rrugëtimin e stabilizimit të rajonit, luftimin e pandemisë, rimëkëmbjen ekonomike dhe dialogun me Serbinë, si dhe finalizimin e procesit te liberalizimit të vizave”, thuhet në njoftim.

12:48

Konjufca vizitë zyrtare në Gjermani, pritet të ketë takime në Bundestag

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, është duke zhvilluar një vizitë zyrtare në Bundestag, me ftesë të homologut Wolfgang Shcauble.

Konjufca në këtë vizitë do ketë takime me Shcauble dhe zyrtarë të tjerë të shtetit gjerman.