Arbëri

Hoxhaj: Uroj që Kurti të ketë reflektuar mbi marrëzitë e tij politike

Enver Hoxhaj
 

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, i ka dërguar një mesazh kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, para takimit të këtij të fundit në Paris këtë javë me presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Hoxhaj ka kritikuar Kurtin duke thënë se java e kaluar “shënoi mjerimin politik të Qeverisë”. Ai ka thënë se Kurti duhet të reflektojë dhe të sillet me përgjegjshmëri shtetërore e institucionale.