Arbëri

Hoxhaj: PDK-ja do ta rigjejë rrugën përsëri deri te besimi qytetar

Enver Hoxhaj
 

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj pas shpalljes së datës për zgjedhjen e kryetarit të ri të kësaj partie, ka thënë se PDK-ja do ta rigjejë përsëri rrugën deri te besimi qytetar.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se pas një debati të gjatë në të gjitha nivelet e partisë, sot edhe përfundimisht Kryesia e PDK-së ka marrë vendim për mbajtjen e Konventës për zgjedhjen e kryetarit të partisë, të shtunën, me 3 korrik.