Arbëri

Një i vdekur nga koronavirusi në Kosovë në 24 orët e fundit

koronavirusi
 

Një person ka vdekur nga koronavirusi në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit, duke çuar numrin e të vdekurve në 2.253.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 1.963 testime, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 18 raste pozitive me COVID-19, derisa janë shëruar 14 pacientë.