Arbëri

Kamberi ia kujton Vuçiqit se po dialogon me familjarë të të vrarëve nga Serbia

 

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se Serbia duhet të heqë urrejtjen dhe riciklimin e temave të viteve të ’90-a në dialogun me Kosovën. Pas fjalimit të Vuçiqit për çështjen e Kosovës, Kamberi i ka bërë thirrje që Serbia të pranojë se ka vrarë shqiptarë dhe se forcat serbe kanë kryer e organizuar sulme mbi shqiptarët.

Si përgjigje, Vuçiqi ka thënë se “Kamberi s’dëshiron të pranojë krimet e shqiptarëve”.