Arbëri

Bogujevci: Të punojmë së bashku për të arritur marrëveshje të paqes si rajon

 

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, ka thënë se duhet punuar për të arritur një marrëveshje të përbashkët të paqes si rajon, për të eliminuar çfarëdo mundësie konflikti.

Bogujevci e ka thënë këtë gjatë Sesionit të Tetë Plenar të Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore. Ajo iu drejtua pjesëmarrësve online.