Arbëri

Norvegjia ia dhuron Kosovës mbi 180 mijë vaksina anti-COVID

Foto: Ilustrim
 

Norvegjia ia ka dhuruar Kosovës 180 mijë doza të vaksinës anti-COVID të AstraZenecas. Lajmin e ka bërë të ditur të martën Ministria e Jashtme e Norvegjisë në faqen e saj në Twitter.

Në postimin në Twitter, ministrja e jashtme e Norvegjisë, Ine Marie Eriksen Soriede, ka thënë se Kosova mund të varet në Ekipin e Evropës, ndërsa ka përgëzuar bashkëpunimin e mirë me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak dhe me BE-në.