Arbëri

“Supermeni” Zogaj emërohet në krye të KGJK-së

 

Këshilli Gjyqësor i Kosovës në mbledhjen e sotme ka zgjedhur kryesuesin e saj. Pas procesit të votimit unanim të anëtarëve të KGjK-së, Albert Zogaj është zgjedhur në pozitën e Kryesuesit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, me një mandat tre vjeçar.

Zogaj është emëruar edhe në krye të Komisionit për Provimin e Jurispodencës, derisa KOHA muaj më parë ka raportuar që ai ushtron disa funksione, praktikë kjo e cila është në kundërshtim me Ligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit.