Arbëri

Sanduiҫat e Papirunit tani në Ex Fis

 

Kompania e mirënjohur për kualitetin e derivateve dhe shërbimeve të saja, Ex Fis, tash e dy muaj ofron sanduiҫë të gatshëm nga Papirun për klientët e saj nëpër pikat e derivateve në rajonin e Prishtinës. Duke qëndruar besnik ndaj vlerave kryesore të veta si kualiteti dhe inegriteti, Ex Fis ka zgjedhur të bashkëpunojë me Papirun, një emër i mirënjohur për kualitetin e ushqimeve dhe shërbimeve.

Genc Bajrami menaxher i shitjes në Ex Fis, thotë se janë pikërisht vlerat e përbashkëta në punë dhe shërbime, ajo që e ka shtyrë Ex Fis-in të zgjedhë Papirun që të na furnizojë dhe t’ju ofrojë klientëve tanë sanduiҫët e gatshëm më të mirë në treg. “Papirun është i njohur për ushqimet e shijshme dhe kualitative, ata që e njohin Papirunin, janë të vetëdijshëm për nivelin e tyre të kujdesit dhe shërbimit ndaj klientëve. Andaj, bashkëpunimi jonë ka ardhur natyrshëm dhe deri më tani jemi shumë të kënaqur me reagimet e klientëve tanë. Papirun ka themeluar njësi të re për furnizimin e bizneseve me ushqime të gatshme dhe njihet me brendin Papirun Express.”