Arbëri

Studimi i Bekos zbulon përkushtimin evropian për të shpëtuar planetin

 

Beko, marka kryesore në botë e pajisjeve shtëpiake, ka kryer një studim në tërë *Evropën mbi pikëpamjet dhe preokupimet e njerëzve në lidhje me të jetuarit duke mbrojtur mjedisin, si dhe për vetëdijen mbi efektet individuale që ata kanë në mjedis. Studimi ka zbuluar një besim të fortë në fuqinë e individit për të bërë ndryshimin në të ardhmen e planetit tonë.

Me rritjen e të kuptuarit se sa të ndotur janë detet tona dhe sa burime natyrore po humbasim, të ndihemi të pafuqishëm do të ishte e lehtë, megjithatë shumica dërrmuese e qytetarëve (Mbretëri e Bashkuar 88%, Itali 88%, Spanjë 87%, Gjermani 84%, Francë 78%, Poloni 74%) nga gjashtë vendet e pyetura t mendojnë që është përgjegjësia e tyre personale të bëjnë një ndryshim, duke minimizuar krijimin e mbeturinave, përdorimin ujit dhe energjisë në jetët e tyre të përditshme. Numri i njerëzve që mendojnë se u takon organeve të tjera për ta mbrojtur mjedisin, të tilla si qeveria ose biznesi, ose që mendojnë se nuk mund të bëjnë një ndryshim, është i papërfillshëm.