Arbëri

Demokracia +: Tenderët gjatë pandemisë u nënshkruan me shumë shkelje

Foto lustrim
 

Dallime të mëdha në çmime në tenderët për blerjet emergjente janë vërejtur gjatë monitorimit të organizatës Demokracia Plus e cila ka monitoruar tenderët dhe kontratat në 8 komuna dhe SHSKUK.

Në raportin e publikuar “COVID-19 si pretekst për lidhje të kontratave emergjente në prokurim publik” kjo organizatë ka analizuar dhjetë tenderë që lidhen me blerjen e produkteve për mbrojtjen nga pandemia, siç janë tenderët për maska, teste, pako ushqimore dhe vlerësimin e ndikimit të pandemisë, me të cilat janë shpërblyer operatorët ekonomik gjatë periudhës së pandemisë COVID-19.