Arbëri

Defekt në impiant, mbesin pa ujë një pjesë e Prishtinës, Obiliqit dhe Podujevës

 

Disa probleme teknike janë shfaqur brenda Impiantit të Trajtimit të Ujit në Albanik, siç njihet “fabrika e Batllavës”, prej së cilës furnizohen me ujë Podujeva me fshatra, fshatrat Albanik-Prishtinë, si dhe pjesa dërmuese e qytetit të Prishtinës që varet nga ky impiant, ka njoftuar Kompania Rajonale e Ujësjellësit ”Prishtina”.

Për shkak të defektit sot do të punohet me kapacitet të përgjysmuar nga ky impiant.