Arbëri

Spahiu publikon fotografitë kur Ujmani po mbushej me ujë

liqeni i ujmanit
Foto: Afrim Spahiu/Facebook
 

Ish-drejtori i fotografisë në “KosovaFilm”, Afrim Spahiu, ka publikuar pamje gjatë periudhës kur po ndërtohej dhe po mbushej me ujë liqeni i Ujmanit, gjatë vitit 1978.

Spahiu ka shkruar në Facebook se pamjet e xhiruara nga ai pasqyrojnë mbushjen dhe sistemin e kanalizimit për ujitje, duke shtuar se në këtë periudhë situata politike po tensionohej, dhe pas demonstratave të vitit 1981, situata ndryshoi por filmi nuk u krye.