Arbëri

Shtatë të infektuar me koronavirus në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit

 

Shtatë persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit, nga 1.224 testime gjithsej. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 12 pacientë të shëruar, duke çuar numrin e të shëruarve në 105.292.

Deri tani në Kosovë kanë vdekur nga koronavirusi 2.256 persona. Aktualisht janë 171 raste aktive.