Arbëri

Nga 1 korriku, pa roaming në Ballkanin Perëndimor

Nga 1 korriku kosovarët gjatë qëndrimit në Shqipëri, Bosnjë-Hercegovinë, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi dhe Serbi nuk do të paguajnë më tarifat e roamingut në thirrje telefonike dhe mesazhe

Nga 1 korriku qytetarët e Kosovës nuk do të paguajnë më tarifa shtesë për thirrje telefonike dhe mesazhe derisa qëndrojnë në Shqipëri, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut, Bosnjë-Hercegovinë apo Serbi. ARKEP-i dhe operatorët e telefonisë mobile në Kosovë thonë se janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të zbatuar këtë marrëveshje

Nga 1 korriku kosovarët gjatë qëndrimit në ndonjërin nga vendet e Ballkanit Perëndimor nuk do të paguajnë më tarifat e roamingut në thirrje telefonike dhe mesazhe. Në këtë datë do të hyjë në fuqi marrëveshja për roaming ndërmjet Shqipërisë, Bosnjë-Hercegovinës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Kosovës dhe Serbisë.

Kryesuesi i Bordit të Autoritetit Rregullator të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), Nazim Rahimi, thotë se nuk ka pengesa për implementimin e marrëveshjes. “Një konsumator i një operatori mobil të Republikës së Kosovës do t'i ketë tarifat e njëjta sa i përket tarifës së zërimit dhe pranimit të sms-ve, si në Kosovë si në Shqipëri, nuk do të ketë hargjim shtesë për këtë çështje. Mirëpo përdorimi i internetit dhe të dhënave do të jetë çështje që sigurisht do të hyjë në renditje të tarifave që do të aplikohen nga operatorët, sikur këtu dhe atje”, sqaron Rahimi.