Arbëri

Shoqëria civile i kërkon Kurtit qartësim të qëndrimeve për dialogun

 

(Ekonomia Online) - Dialogu është proces i pakapërcyeshëm për zgjidhjen e problemeve Kosovë-Serbi dhe qartësimi i qëndrimeve nga ana e Qeverisë Kurti është më se i nevojshëm sipas përfaqësuesve të shoqërisë civile.

Arbër Fetahu nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GSJP), tha se takimi i 15 qershorit në Bruksel është lajm i mirë sepse dialogu është i domosdoshëm për të afirmuar Kosovën në arenën ndërkombëtare.