Arbëri

KDI-ja gjen shkelje të shumta në tenderin për ndërtimin e spitalit të Prizrenit

 

Instituti Demokratik i Kosovës përmes një konference për media sot, ka paraqitur gjetjet nga analizimi i procesit të tenderimit për ndërtimin e Spitalit “Nëna dhe Fëmiu” në komunën e Prizrenit, të realizuar nga ana e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.

Si rrjedhojë e ankesave të shumta lidhur me procesin e vlerësimit të këtij tenderi, KDI-ja ka analizuar në mënyrë të hollësishme veprimet e institucioneve të përfshira në këtë proces (SHSKUK, OSHP, KRPP, AKK) për të parë nëse ato ishin në përputhje me përgjegjësitë ligjore e profesionale.