Arbëri

Katër qëndrimet e Kurtit për marrëveshjen përfundimtare me Serbinë

Foto: Driton Paqarada/KOHA
 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paraqitur katër qëndrime të qeverisjes së tij në raport me marrëveshjen përfundimtare në dialogun me Serbinë, në hapje të mbledhjes së 44-të të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje.

Kurti ka thënë se marrëveshje përfundimtare është ajo që nuk e ndan njohjen nga Serbia me një ulëse në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, marrëveshja është ligjërisht e obligueshme vetëm atëherë kur e ka formën dhe përmbajtjen e marrëveshjes ndërkombëtare sipas kërkesave dhe qëllimeve të Konventës së Vjenës për Ligjin mbi Traktatin, se dialogu nuk është për statusin e Kosovës por për statusin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë dhe se pavarësia që ka Kosova është kompromis që është dashur ta sjellë një rezolutë të re në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, por që sipas tij nuk ndodhi asnjëherë.