Arbëri

Lekaj: Qeveria Kurti është më e dobëta që nga shpallja e pavarësisë

Foto: Koha
 

(KosovaPress) - Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj po e konsideron Qeverinë Kurti më të dobëtën që nga shpallja e pavarësisë.

Në 100-ditëshin e formimit të ekzekutivit, Lekaj hodhi kritika ndaj kryeministrit Kurti për qasjen e tij karshi institucioneve publike, dialogut dhe siç thotë tendencën për prishje të raporteve me ShBA.