Arbëri

Shqipëria regjistron vetëm një rast të ri me koronavirus

 

Shqipëria nuk ka regjistruar asnjë të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit, ndërsa ka konfirmuar vetëm një rast të ri.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se janë kryer 2954 testime dhe se janë shëruar 4 qytetarë, duke e çuar numrin e tyre të përgjithshëm në 129.994 që nga fillimi i epidemisë.