Arbëri

SHBA-ja pret që Kosova dhe Serbia t'i përmbahen marrëveshjes së Uashingtonit

Foto: Reuters
 

Shtetet e Bashkuara presin që Kosova dhe Serbia t’iu përmbahen detyrimeve të marra në Uashington më 4 shtator 2020.

"Shpresojmë që partnerët tanë të veprojnë me mirëbesim dhe të vazhdojnë t'iu përmbahen detyrimeve të marra përsipër në Uashington", thuhet në një përgjigje të Departamentit amerikan të Shtetit për Zërin e Amerikës në gjuhën serbe.