Arbëri

Ahmeti e Lajçaku: Kosova e Serbia duhet të gjejnë zgjidhje që u jep fund raporteve të tyre të ftohta

 

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Ali Ahmeti dhe emisari special i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak, kanë deklaruar gjatë një takimi të enjten se Kosova dhe Serbia duhet të gjejnë zgjidhje që shërben pozitivisht për rajonin dhe që u jep fund raporteve të ftohta mes Prishtinës dhe Beogradit.

Një model si Marrëveshja e Ohrit dhe e Prespës gjithnjë mund të ishte frytdhënëse dhe palët e involvuara në dialog duhet ta marrin këtë shumë seriozisht, me qëllim që t’i japin një epilog përfundimtar procesit, kanë thënë Ahmeti dhe Lajçak në takimin e mbajtur në margjinat e Forumit të Prespës për Dialog që po zhvillohet në Ohër.