Arbëri

Kurti do të insistojë për 4 pikat e tij edhe në takimin e dytë me Vuçiqin

Foto: Driton Paqarada/KOHA
 

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti do të insistojë për katër propozimet e tij, të cilat i paraqiti në takimin e parë me Vuçiqin në Bruksel, edhe në takimin e dytë me presidentin serb. Mirëpo, të njëjtat po shihen si jorealiste nga shoqëria civile për të ecur përpara në procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

Ndërkohë, përkundër, që s’ka pajtueshmëri për agjendën e diskutimit më 25 korrik, është raportuar për një takim të rangut më të ulët ditëve të ardhshme, por që i njëjti nuk është konfirmuar, as nga Qeveria e Kosovës, as nga Bashkimi Evropian.