Arbëri

Mot i ndryshueshëm gjatë javës së ardhshme në Kosovë

 

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se dita e hënë do të fillojë me mot me diell dhe relativisht e freskët, gjatë ditës parashihet të ketë zhvillim të vranësirave të cilat vende-vende do të sjellin riga shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh.

Nga dita e marte e tutje, vendi ynë do të ndikohet nga masat e nxehta të ajrit të cilat zakonisht origjinën e kanë nga Afrike Veriore.