Arbëri

Greqia jep sinjale të njohjes së Pavarësisë së Kosovës

Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias
 

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, ka folur për mundësinë e njohjes së Kosovës nga Greqia, në një intervistë për gazetën “Real News” me gazetarin Jorgos Siasidhas. Në intervistën e tij, kreu i diplomacisë greke ka komentuar çështje “të nxehta”, si marrëdhëniet e Greqisë me Turqinë, zbatimin e Marrëveshjes së Prespës, çështjen e Qipros dhe Kosovës.

Lidhur me mesazhin e rolit të ri, më të zgjeruar të përfaqësisë diplomatike të Kosovës në Athinë dhe dy vizitave brenda pak muajsh në Prishtinë, ministri Dendias është pyetur nëse Greqia planifikon njohjen e Kosovës dhe nëse ky akt është kundër të Drejtës Ndërkombëtare.