Arbëri

Austria fut në listën e gjelbër Ballkanin, përfshirë Kosovën

Foto: AP
 

Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor do të përfshihen që nga e enjtja në listën “e gjelbër” epidemiologjike të Austrisë. Sipas udhëzimit të ri nga Vjena, qytetarëve të këtyre vendeve do t’u lejohet hyrja në Austri.

Deri më tani hyja në këtë vend u lejohej vetëm udhëtarëve nga Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, të cilat veçse ishin në listë të gjelbër. Ndërsa që nga e enjtja këtë mund ta bëjnë edhe qytetarët nga Kosova, Bosnjë-Hercegovina dhe Mali i Zi.