Arbëri

10 raste me koronavirus në Kosovë të martën

koronavirusi
Foto: KOHA
 

Dhjetë persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit, nga 2.143 testime.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe janë shëruar 16 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 105.397. Numri total i të infektuarve me koronavirus në Kosovë është 107,810.