Arbëri

Komuna e Gjakovës padit Dragica Gashiqin

Foto: Ilustrim
 

(Radio Evropa e Lirë) - Komuna e Gjakovës ka dorëzuar një padi në Gjykatën Themelore të Gjakovës, me anë të së cilës kërkohet "anulimi i kontratës për dhënien me qira të banesës me kërkesë për masë të përkohshme”, për Dragica Gashiq, e cila në fillim të qershorit të këtij viti, u bë serbja e parë që u kthye për të jetuar në këtë komunë.

Zëdhënësi i gjykatës, Lekë Muqaj ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se paditësja, Komuna e Gjakovës, në këtë gjykatë ka parashtruar padi kundër D.G., me adresë të panjohur, duke kërkuar që të paditurës t’i caktohet përfaqësues ligjor i përkohshëm, pasi që të njëjtës nuk i dihet vendbanimi.