Arbëri

Kosnetti i bën thirrje Kosovës të kalojë varësinë nga remitencat

 

Pas një takimi me përfaqësues të Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se Kosovës i duhet të kalojë varësinë që ka nga remitencat.

“Diskutime produktive me liderët e Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan sot. Kosovës i duhet të kalojë varësinë e saj nga remitancat, të stimulojë investimet e planifikuara, dhe të shfrytëzojë njohuritë e ekspertizat e diasporës së arsimuar dhe angazhuar”, ka thënë ai.