Arbëri

MPB-ja kërkon nga qytetarët të kenë kujdes nga zjarret

 

Ministria e Punëve të Brendshme u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes në përhapjen e zjarreve.

“Tashmë jemi në sezonin e verës, që karakterizohet me temperatura të larta, e të cilat ndikojnë në rritjen e rrezikut për shfaqjen dhe zgjerimin e vrullshëm të zjarreve në sipërfaqe të hapura, malore dhe fushore. Me qëllim të evitimit të rrezikut nga zjarri, mbrojtjes të jetës së qytetarëve, të pronës, shtazëve dhe ambientit, apelojnë që të jemi të gjithë të kujdesshëm dhe vigjilent për shmangien e të gjithë shkaktarëve të mundshëm të zjarrit, vërejtjen dhe lajmërimin me kohë, si dhe të ndihmojmë në shuarjen e zjarrit në fazën e parë të shfaqjes, kudo që ai mund të paraqitet” është thënë në njoftimin e MPB-së.