Arbëri

Raka paralajmëron për rreziqet e variantit Delta, bën thirrje për vaksinim

 

Mikrobiologu Lul Raka në një postim në Facebook ka dhënë detaje për variantin Delta të koronavirusit, duke paralajmëruar për rreziqet që vijnë nga ky variant, teksa ka bërë thirrje edhe një herë për vaksinim.

Varianti i zbuluar në Indi në fund të vitit të shkuar tashmë është raportuar në afro 100 shtete të botës dhe është bërë dominues në disa prej vendeve më të mëdha.