Arbëri

151 raste aktive me koronavirus në Kosovë

 

Gjatë së enjtes janë regjistruar tetë raste pozitive me koronavirus në Kosovë, derisa dy persona kanë vdekur. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se numri i rasteve aktive në nivel vendi është 151.

“Nga 1.721 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 2 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 7 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.412. Në total numri i rasteve aktive është 151”, thuhet në njoftimin e MSH-së.