Arbëri

ASK: Gjatë 2020-s shkalla e papunësisë ishte 25.9%

Foto lustrim
 

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Rezultatet e Anketës së Fuqisë Punëtore (AFP), për vitin 2020.

Dy të tretat e popullsisë në Kosovë janë popullsi në moshë pune ku përfshihet mosha 15-64 vjeçare. Në kuadër të popullsisë në moshë të punës, shkalla e pjesëmarrjes në fuqinë punëtore është 38.3%, thotë një rezultat i publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës mbi fuqinë punëtore për vitin 2020.