Arbëri

Tetë raste me koronavirus në Kosovë të premten

koronavirusi
 

Në Kosovë janë regjistruar tetë raste pozitive me koronavirus të premten, duke çuar numrin e rasteve në gjithsej 107.835. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë shëruar 10 pacientë, derisa në total numri i të shëruarve është 105.422.

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 1.353 persona, duke çuar numrin e testimeve në total 687.152. Gjatë kësaj periudhe janë vaksinuar 5.438 persona, derisa në total janë dhënë 250.658 doza të vaksinës.