Arbëri

​Kurti takoi zëvendëspresidentin e KE-së, diskutojnë për luftimin e korrupsionit

 

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është takuar me zëvëndëspresidentin e Komisionit Evropian, Margaritis Schinas, pas diskutimit që pati në panelin e tryezës së rrumbullakët në Athinë, që në ditën e dytë kishte për temë rritjen e bashkëpunimit dhe solidaritetit në Evropën Juglindore.

Zëvëndëspresidenti Schinas e uroi kryeministrin Kurti për detyrën dhe e siguroi për vazhdimin e përkrahjes dhe bashkëpunimit.